Wednesday , 24 January 2018

LEZHE, JU DOGJ BANESA, FAMILJA APELON PER NDIHME

E diela e 19 nëntorit ishte e zezë për familjen Zyberi në Lezhë.Një defekt në rrjetin elektrik u shkrumboi banesën në lagjen ‘Skënderbeg” duke u shtuar hallet e jetës së vështirë që kishin.Shtëpia është bërë e pabanueshme, ndërsa dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme.Përballë pamundësisë ekonomike e zonja e shtëpisë, Mimoza Zyberi apelon për ndihmë.Ajo tregon se e vetmja e ardhur për familjen e sajë, që përbehet prej 3 anëtëre është ndihma ekonomike që merr nga shteti.

Kjo është hera e dytë që apartamenti i familjes Zyberi shkrumbohet nga flaket e zjarrit. E njëjta situatë është përsëritur edhe në vitin 2013-të për të njëjtin shkak sikurse edhe ngjarja e së dielës së kaluar. Bashkia e Lezhës pas ngjarjes bëri verifikimet por familjes ende nuk i është ofruar asnjë ndihmë.

Lexoni dhe kete

”MUNGESA E KRYEBASHKIAKUT MARINAJ, FYERJE NDAJ MALESOREVE”

Keshilltarja e djathte ne Keshillin Bashkiak Malesi e Madhe. Mimoza Rexhvelaj ka komentuar mungesen e …