Sunday , 17 December 2017
Breaking News

LEZHE, KATER PERSONA DHUNOJNE EFEKTIVIN E POLICISE

Një efektiv policie është dhunuar nga një drejtues automjeti i cili u ndëshkua me gjobë për një kundravajtje administrative.

Ngjarja është regjistruar në hyrje të qytetit të Lezhës rreth orës 12:00. Efektivi i policisë rrugore të Lezhës me iniciale N.N ka ndaluar për shkelje të rregullave të qarkullimit një automjet tip “Mercedes Benz” brenda të cilit ndodheshin 4 persona, të cilët kanë kundërshtuar gjobën e policit. Sipas burimeve në vendngjarje, drejtuesi i mjetit është përplasur edhe fizikisht me efektivin e policisë, i cili ka thirrur menjëherë forcat e rendit për mbështetje.

Këta të fundit kanë mbërritur menjëherë duke bërë shoqërimin e 4 personave që ndodheshin në automjetin tip “Mercedes Benz”, ndërsa bëhet e ditur se vetëm dretuesi i mjetit është ndaluar për këtë ngjarje. Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen, ndërsa ka marrë në pyetje edhe disa persona që ndodheshin në vendin ku ndodhi edhe dhuna ndaj efektivit të policisë.

Lexoni dhe kete

MERR TJETËR RRJEDHË VRASJA E VËLLAIT TË ISH-DEPUTETIT TË LEZHËS

Merr nje rrjedhe tjeter vrasja e vellait te ish-deputetit socialist ne Lezhe, Arben Ndoka. Vrasja …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin