Wednesday , 25 April 2018

LEZHE, KREMTOHET FESTA E KURBAN BAJRAMIT

Festa e Kurban Bajramit është kremtuar edhe në Lezhë.Me mesazhe paqeje e harmonie për njeri tjetrin si dhe lutjet për më shume begati dhjetra besimtare musliman i janë drejtuar që në oret e para të mëngjesit xhamise së qytetit për të falur namazin.Duke folur para besimtareve imami i xhamise së Lezhës Mois Shehu tha se kurbani për shumë njerez nuk kuptohet drejt ashtu siç e deshi allahu.
Pas faljes së namazit besimtaret janë shpërndare, duke uruar njeri tjetrin për festen e Kurban Bajramit, për të vijuar më pas gjatë gjithë dites me vizita tek njëri tjetri.Kurban Bajrami është një nga dy festat më të rëndësishme për besimtaret musliman.

Me rastin e festes së Kurban Bajramit autoritet lokale, deputet dhe perfasues të forcave politike kanë zhvilluar vizita pranë myftinise së Lezhës, duke ju uruar festen besimtareve musliman.
Vizitat pranë myftinise janë kthyer në një tradite të bukur në çdo rast feste.

Lexoni dhe kete

MBESHTETJA NDAJ FERMEREVE NGA PROJEKTI “AGRO-TURIZEM ALBANIA”

USAID, Ambasada e Suedisë dhe CEED Albania, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, organizuan këtë të …