Wednesday , 17 January 2018

LEZHE, KRYETARET E FSHATRAVE TAKIM ME PREFEKTIN

Një përfaqesi e Kryetareve të fshatrave të Bashkisë Lezhë të cilët nuk janë paguar prej 18 muajsh kanë zhvilluar një takim me prefektin Eduart Ndreca. Ata i kanë kërkuar prefektit që të ndërhyrje për zgjidhjen e kwtij problemi, pasi sipas tyre pagesa mujore për ta është e përcaktuar me ligj.

Prefekti Eduart Ndreca thotë se institucioni që ai drejton i ka kërkuar nëpërmjet një shkrese bashkisë dhe Këshillit Bashkiak informacion për këtë problem por sipas tijë ende nuk ka ardhur asjë përgjigje. Gjithashtu Ndreca shtoj se do të kërkoj ndjekje penale për kryetaret e vjeter të fshatrave të cilët nuk dorezojnë vulat.

Janë 64 kryetar fshatrash të Bashkisë Lezhë që nuk janë paguar prej 18 muajsh nga njesia vendore, pasi kjo e fundit pretendon se shumica prej tyre janë në proçese gjyqesore pasi janë paditur nga paraardhesit e tyre per zgjedhje jo te rregullta.

Lexoni dhe kete

RRUGA E TOROVICES, FRROKAJ BIND RAMEN

Darka e së premtes e Kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj me Kryeministrin Edi Rama, i …