LEZHE, LABORATORI BAKTEREOLOGJIK JASHTE FUNKSIONI

Kryerja e testeve per semundjen hiv aids nuk mund te realizohet aktualisht ne lezhe. Prej disa kohesh laboratori baktereologjik, ku edhe kryhen keto analiza nuk eshte i furnizuar me materialet e nevojshme per realizimin e ketij sherbimi. Ne keto kushte, te shumta jane grate shtatzena qe jane detyruar te kthehen pas edhe pse kryerja e kesaj analize eshte e detyrueshme.

Punonjesit e ketij laboratori u deklarojne pacienteve se keto analiza nuk mund te kryhen duke u saktesuar se kane mungese te bazes materiale. Burime konfidenciale kane bere me dije se shkak per kete problematike eshte bere anullimi i tenderit per pajisjen e bazen materiale. Ky tender eshte anulluar plote dy here duke bere qe laboratori te mos kryeje kete sherbim.

Drejtoria e shendetit publik ne lezhe nuk e ka komentuar ende kete situate, edhe pse ne fakt perben nje shqetesim shume serioz.Testet per hiv aids jane te detyrueshme te kryhen nga grate shtatzena ne muajt e pare te barres, dhe kjo per te shmangur lindjen e bebeve te infektuara nga ky virus, por per sa kohe keto analiza do te mungojne, rreziku do te jete prezent.

Lexoni dhe kete

VELIPOJA, TERHEQ TURISTET E HUAJ E VENDAS

Rruge e cila eshte ne ndertim e siper, ku pjesa me e madhe e saj …