Sunday , 29 November 2020

LEZHE, LAGJIA E SPITALIT E LENE NE HARRESE

Këto pamje nuk i përkasin ndonjë fshati të thellë malor, por lagjes së spitalit në qytetin e Lezhës.

Lëvizja e automjeteve në këtë zonë është e pamundur për shkak të mungeses së infrastruktures rrugore. Rrugët janë totalisht të shkatërruara dhe është mjaft e vështire madje edhe tw lëvizesh në këmbë.

Për shkak të mungeses së kanalizimeve sa herë ka reshje shiu uji vërshon në këto rrugë, ndërsa banoret detyrohen të ndërhynë vetë për ti bërë të kalueshme.

Qytetaret thonë se kjo situatë ju ka vështiresuar jetesen, teksa e kosiderojnë të pafalshme mungesen e investimeve ne kete zone.

Në lagjen e spitalit në Lezhë jetojnë më shumë se 200 familje të cilët janë lënë në mëshire të fatit, për shkak të mungeses së investimeve nga Bashkia.

Lexoni dhe kete

“SOT PËRBALLEMI ME SFIDA TË SHUMTA”

Sot përballemi me sfida të shumta, me goditje ndaj fesë tonë, siç janë edhe fushatat …