Monday , 25 October 2021

LEZHE, MBETURINAT VAZHDOJNE TE MBETEN PROBLEM

Sherbimi i pastrimit ka nisur te kthehet ne nje shqetesim per shume njesi administrative ne Lezhe. Perfundimi i kontratave qe Ish njesite vendore kishin me firmat e pastrimit ka krijuar nje situate aspak te favorshme per nje zone turistike si Lezha. Veshtersite shtohen edhe me mos miratimin e buxhetit nga ana e keshillit bashkiak. Kjo ka sjelle per pasoje probleme me evadimin e mbetjeve kryesisht nga akset nacionale pasi ende nuk eshte kryer tenderi per sherbimin e pastrimit.
Edhe kontenieret jane te demtuar. Kjo ben qe mbeturinat te perhapen neper rruge apo qendra fshatrash nga qente dhe kafshet e ndryshme qe ushqehen ne to. Panoramen e prezantojne vete banoret, te cilet kerkojne te gjenden zgjidhje.
Vetem 2 muaj e ndajne lezhen nga hapja zyrtare e sezonit turistik te veres, por mbeturinat vazhdojne te konsiderohen nje problem. Kjo eshte nje situate qe pershkon thuajse te gjithe bashkine, duke mos perjashtuar edhe vetem zonen turistike te Shengjinit. Referuar ketij shqetesimi, zyra e sherbimeve ne bashkine e Lezhes ka bere te ditur se nderhyrja pritet qe te nise kete jave dhe i gjithe territori do te pastrohet nga mbetjet, por kerkohet edhe sensibilizimi i qytetareve. Sipas bashkise se Lezhes, qytetaret duhet ti hedhin mbeturinat ne vendet e percaktuara dhe brenda koshave, ne menyre qe te sigurohet nje ambjent i paster.

Lexoni dhe kete

SHKODËR, 20 VIKTIMA NË 2 VITET E FUNDIT TË TRAFIKIMIT TË QËNIEVE NJERËZORE

Trafikimi i qënieve njerëzore vijon të jetë një fenomen shumë i përhapur në shoqërinë shqiptare. …