Tuesday , 27 October 2020

LEZHE, MBIFATURIMET E ENERGJISE ELEKTRIKE. REAGON PD- LEZHE

Mbifaturimet nga OSHEE jane problematika me te cilen po perballen qytetaret lezhjane. Ne sportelet e kujdesit ndaj klientit vijne cdo dite dhjetra ankesa, por nuk marrin dot asnje pergjigje. Kete shqetesim e ka ngritur edhe zyrra e Partise Demokratike. Kreu i saj ne Lezhe Paulin Marku ishte ne zyrat e kujdesit ndaj klientit per tu njohur nga afer me problemin. Ne keto takime qytetaret kane bere te ditur se kane kontaktuar me faturistet te cilet u kane thene se ne skedaret e tyre kane te regjistruar numra real te sahateve, por ato jane ndryshuar ne qender duke sjelle per pasoje mbifaturimet.
Pasi ka marre shqetesimet e qytetareve, kreu i demokrateve ka shkuar ne zyrat e drejtuesve te OSHEE ne Lezhe, por ka gjetur deren e mbyllur dhe qytetare qe nuk i pret askush. Po vidhen te gjithe qytetaret, e per kreun e demokrateve te lezhes paulin marku emerimet politike dhe largimet e punonjesve te kualifikuar po krijojne kete situate.
Ky shqetesim qytetar pritet qe te sjelle edhe protesta ne Lezhe, pasi nuk po arrijne te marrin asnje pergjigje nga drejtuesit eOSHEE.

Lexoni dhe kete

NDALIMI NGA POLICIA, REAGON EDUART NDOCAJ

Pasi u lirua nga komisariati i policisë ku qëndroi i shoqëruar për rreth 5 orë …