Breaking News

LEZHE, MBLIDHET KOMITETI RAJONAL I ZHVILLIMIT TE TURIZMIT

Në prag të sezonit turistik, Prefekti i Lezhës Gjergj Prendi mblodhi në një takim komitetin rajonal të zhvillimit të turizmit, ku në fokus të diskutimeve ishte mbarvajtja e sezonit turistik.Sipas prefektit Prendi turizmi është industria me fitimprurese në rajonin e Lezhës, ndaj duhet angazhim maksimal për të ofruar shërbime në zonat turistike.

Degradimi i rruges drejt Shëngjinit si dhe mungesa e një rrotondoje për të çliruar trafikun, janë dy probleme që kërkojnë zgjidhje.Shqetësimi është ngritur nga kryetari i Dhomes së Tregtisë dhe Industrisë Pashk Paloka, ndërsa përfasuesi i Bashkisë Lezhë, tha se duhet mbështetja e qeverisë për ti realizuar këto investime.

Në këtë takim është kërkuar që krahas turizmit bregdetar ti jepet zhvillim dhe turizmit malor dhe atij historik, pasi qarku i Lezhës ka një sërë asetesh për tu eksploruar, por ajo çfare mbetet problem është mungesa e promovimit të tyre.

Lexoni dhe kete

“DUHET VETEM NJE INFRASTRUKTURE E MIRE PER RRUGEN E THETHIT”

Problematika me borën  që sjell bllokimin e rrugës se Thethit është e tillë prej disa …