Breaking News

LEZHE, MBYLLET PER AUTOMJETET SHESHI “GJERGJ KASTRIOTI”

Sheshi “Gjergj Katrioti” në qytetin e Lezhës është mbyllur për automjetet dhe do të vijojë të qëndroje ashtu, deri sa të bëhet proçedura për dhënien me konçesion të këtij parkingu, siç është miratuar nga Këshilli Bashkiak.Vendimi për mbylljen e tijë është marrë nga Bashkia Lezhë dhe prej disa ditesh Policia Bashkiake është vendosur në hyrje të sheshit, duke mos lejuar asnjë automjet që të hyja brenda.Kryetari i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj u shpreh se mbyllja e sheshit ishte e domosdoshme përshkak të kaosit të automjeteve që u krijonte çdo ditë në këtë zonë.

Me propozim të Bashkisë 1 muaj më parë Këshilli Bashkiak miratoi vendimin për të bërë më pagese parkingjet nga ora 7 e mëngjesit deri në 16 në sheshin “Gjergj Kastrioti” dhe rruget Gjergj Fishta e Luigj Gurakuqi, si një domosdshemri për ti dhënë zgjidhje kausit që krijohet nga automjetet në qytetin e Lezhës.

Lexoni dhe kete

RIGERTA LOKU, NISEM PER ZHVILLIMIN E MIRDITES

Rigerta Loku, Mirditorja që me fjalimin e sajë pak muaj me parë përloti parlamentin, nuk …