Thursday , 14 November 2019

LEZHE- MILOT, TRAFIKU NE RADHE KILOMETRIKE

Levizja me automjete ne superstraden qe pershkon rajonin e Lezhes u ngadalsua ndjeshem kete te diel. Prurjet e shumta nga Kosova dhe qytete te tjera drejt bregdetit te Lezhes krijoi radhe te gjata makinash qe pershkonin thuajse te gjithe gjatesine e rruges prej rreth 15 kilometra. Ne trafik dukeshin qarte edhe shume autobuze qe i drejtoheshin edhe zonave bregdetare si DurresI apo Velipoje. Ndonese trafiku pati rrjedhshmeri levizjet pershkak te nje prezence te larte te policise rrugore ne rruge qe orientoi menyren e levizjes, serish ajo qe e ngadalte.

Ne te gjithe gjatesine e rruges ishin vendosur patrulla policie, kjo pasi pritej nje fluks i tille pas perfundimit te muajit te ramazanit. Ne keto temperatura te larta dhe pas mbylljes se agjerimit per besimtaret muslimane, pushues nga kosova, qytete te ndryshme te vendit dhe turiste te huaj u jane drejtuar zonave bregdetare te tales e shengjinit kete fundjave.

Fluksi ka vijuar qe prej dites se djeshme dhe pritet qe te jete i tille edhe ne ditet ne vazhdim. Drejtues te policise rrugore ne Lezhe keshillojne drejtuesit e mjeteve qe paradite nga ora 9 deri ne oren 11 dhe pasdite nga ora 18 deri ne oren 20 te shmangin levizjen pergjate superstrades qe pershkon kete rajon pershkak te nje fluksi te larte automjetesh ne hyrje daljet drejt zonave bregdetare.

Lexoni dhe kete

PROBLEMATIKAT NË QARKUN SHKODËR

Data 20 nëntor është vonë për të grumbulluar kripën në zonat me risk për problematika …