Wednesday , 25 November 2020

LEZHE, NDERHYRJE ANTIPERMBYTJE NE ZEJMEN

Keto pamje permbytjesh pretendohet se nuk do te jene me ne zejmen ne te lezhes. Kanali qe percillte drejt detit ujerat e larta te zones duke sjelle edhe permbytjet e banesave pasi nuk perballonte dot prurjet, po hapet nga eskavatoret e bordit te kullimit. Drejtori i bordit te kullimit per veriun petrit gjoni dhe administratori i zejmenit Edmond Ndreu thone se problemet nga ky kanal do te jene shume me te pakta pas kesaj nderhyrjeje.

Ndersa i kane dhene zgjidhje problematikes me permbytjet ne zejmen, drejtori i bordit te kullimit ne veri petrit gjoni thote se problem mbeten urat pergjate superstrades lezhe shkoder. Sipas tije ato nuk jane ne parametrat e duhur per te lejuar kullimin e tokave duke kerkuar qe ne momentin kur ky segment te merret serish ne dore te rishikohet edhe ky faktor.

Kanali shkarkues i ujerave te larta ne zejmen permbyti disa here kete zone gjate muajit nentor si pasoje e prurjeve te shumta nga rreshjet e shiut, ndersa u evidentua pikerisht nevopja e hapjes se tije per shmangien e perseritjes se kesaj problematike.

Lexoni dhe kete

“SOT PËRBALLEMI ME SFIDA TË SHUMTA”

Sot përballemi me sfida të shumta, me goditje ndaj fesë tonë, siç janë edhe fushatat …