Saturday , 20 April 2019

LEZHE, NIS MBJELLJA E 5 MIJE PEMEVE NE KODREN E KALASE

Fenomeni eroziv me rrëshqitje dherash e guresh është kthyer në shqetësim në kodren pranë kalasë së qytetit të Lezhës. 1 vit më parë u shemb muri i rruges së kalase si dhe u demtuan dy banesa aty pranë. Për të ndihmuar në parandalimin e këtij fenomeni Bashkia Lezhë ka nisur punen për mbjelljen e 5 fidaneve akacie.

Puna është përqëndruar në vendet e zhveshura nga pemet dhe me rrisk të lartë eroziv. Përfaqesuesit e Bashkisë Lezhë thonë se e gjithë siperfaqja e degraduar e kurores së kalasë do të rehabiltohet e pyllezohet, çka do të ndikojë pozitivisht në gjelberimin e sajë dhe parandalimin e erozionit.

5 mijë fidanet me akacie do të mbillen brenda javes në kodren e kalasë së qytetit, ndërsa pretendohet se në këtë mënyre do të marrë zgjidhje fenomeni i erozionit.

Lexoni dhe kete

“BILBILAT E VEGJEL TE SHKODRES KENDOJNE”, MBYLLET NATA E FUNDIT

Mbrëmjen e së mërkurës është përmbyllur nata e tretë dhe e fundit e festivalit “Bilbilat …