Friday , 13 December 2019

LEZHE, NIS NDERHYRJA NE UREN E VJETER

Pasi ishte kthyer ne nje shqetesim shume serioz, por qe ne fakt nuk u cilesua e tille as nga inspektoriati mjedisor, bashkia e lezhes eshte ndergjegjsuar dhe ka nisur riparimin e ures se vjeter mbi lumin drin. Firma qe ka bere edhe me pare rikonstruksionin e kesaj ure ka nisur nderhyrjen per te eleminuar zhurmen qe vinte nga llomarinat e vendosura si trase.

Pershkak te devijimit te trafikut drejt kesaj ure, levizja e mjeteve e demtoi akoma me shume kete objekt, e per pasoje duke ndikuar negativisht tek banoret qe ndodheshin prane saj, per te cilet zhurma ishte bere e padurueshme. Nenkryetari i bashkise Pashk Smaci ka bere te ditur se nderhyrja ka ardhur per te eleminuar ato mangesi te shfaqura ditet e fundit, por ne fakt shqetesimi eshte ngritur para shume kohesh, ndersa e ka justifikuar demtimin e saje me mos parashikimin per te levizur mbi te nje numri kaq te larte mjetesh qe po qarkullon aktualisht.

Rikonstruksioni i ures se vjeter mbi lumin Drin te Lezhes u kontestua qe ne fillimin te projektit pershkak se eleminonte rendesine e saje historike, por drejtuesit e bashkise e vijuan nderhyrjen per ta bere me llomarine, e per te ardhur ne kete dite kur duhet serish nderhyrje.

Lexoni dhe kete

PENSIONISTËT SENSIBILIZOHEN ME TË PREKURIT NGA TËRMETI

Edhe pensionistët sensibilizohen me familjet e prekura nga tërmeti. Të pyetur nga Tv Rozafa, ato …