Lezhe, nje tjeter takse per ambulantet!

Ndonese nuk u ka respektuar asnje prej marreveshjeve , zyra rajonale e tatim taksave ne lezhe ka rritur serish detyrimet per kete vit te tregtareve ambulante ne kete qytet. Nuk e kuptojne se cfare eshte ky detyrim i ri qe duhet paguar prej tyre, por dine ekzaktesisht se ultimatumi eshte i prere, shlyerja e tije duhet te jete brenda dites se sotme ne rast te kundert do te gjobiten me 10 mije lek te reja ne muaj.

Tregtaret ambulant te lezhes e konsiderojne nje absurditet rritjen e vazhdueshme te taksave qe aktualisht jane te barazvlefshme me ato te dyqaneve. Kjo menyre veprimi e zyres rajonale te tatim taksave eshte nje vjedhje e hapur kane deklaruar tregtaret, ndersa kane kerkuar qe per cdo ndryshim ne pagesat e tyre duhet te lajmerohen me pare dhe jo ti kercenojne me gjobitje.

Zyra rajonale e tatim taksave ne lezhe ka vijuar qe te rrise prezencen e saje ne tregun e lire, por nuk mundet qe te kete kontrollin e territorit, dhe kjo eshte e verifikueshme nese leviz ne rruget e qytetit ku perballesh me tregtare te palicensuar dhe qe nuk paguajne asnje detyrim ndaj shtetit.

Lexoni dhe kete

EDICIONI I 10-të I “SHKODRA JAZZ FESTIVAL”

Në edicionin e tij të 10-të, aktiviteti “Shkodra Jazz Festival” vjen përsëri në qytetin e …