Sunday , 8 December 2019

LEZHE, NXENESIT E FISHTES DHE KRAJNIT BOJKOTOJNE MESIMIN

Mbyllja e disa shkollave në Lezhë ka sjellë probleme, përsa i përket transpotit të nxënësve.Nxënësit e fshatrave Blinisht dhe Fishtë e kanë bojkotuar mësimin në shkollen e Troshanit, pasi nuk kanë pranuar të udhetojnë me mjetin e transportit të vendosur nga Drejtoria Arsimore.Sipas prinderve dhe nxënësve mjeti nuk i plotëson standartet për udhetimin, ndërsa i ndalon në një distancë mjaft të larget me shkollen.

Drejtori i Arsimit në Lezhë Bardhok Pulaj thotë se kjo problematikë do të marrë zgjidhje, duke nisur nga dita e merkure.

Edhe në shkollen e mesme të Blinishtit mësimi ka nisur me vonese gjatë ditës martë, pasi mësuesit kanë refuzuar të udhetojnë me autobuzin e vendosur nga Drejtoria Arsimore me pretendimin se nuk i plotëson standartet.

Lexoni dhe kete

NXENESIT E AKOMODUAR NE SHENGJIN NISIN SHKOLLEN

Në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi” në Shëngjin numri i nxënësve është dyfishuar. Fëmijet e …