Friday , 15 November 2019
Breaking News

LEZHE, PAS 15 VITESH KESHILLI QARKUT DREJTOHET NGA E MAJTA!

Zgjedhjet e 23 Qershorit kane ndryshuar balanca te forta politike ne qarkun e Lezhes. Demokratet thyejne bastionin e pretenduar ne bashkine e Lezhes, ndersa humbasin thelle ne Kurbin e Mirdite ku kryesojne socialistet. Keshillat vendore te dale nga keto zgjedhje ne 3 njesite e reja vendore kane mazhorance te majte, e kjo u ka dhene mundesine atyre per te patur kreret e ketyre keshillave dhe anetaret e keshillit te qarkut.

Pas 15 vitesh dominance absolute ne keshillin e qarkut te Lezhes demokratet i kalojne stafeten te majteve pasi do te kene 14 vende nga 15 gjithsej qe do te kete keshilli i ri i qarkut te Lezhes. Kjo do te sjelle detyrimisht edhe drejtimin e ketij institucioni nga te majtet qe tashme do te diskutojne mes tyre emrin e kreut te ri qe do te dale nga zgjedhjet e reja te keshillit te qarkut. Si pasoje e rezultateve te dala nga zgjedhjet lokale te 23 qershorit, keshillat vendore kane mazhorance te majte, e kjo ka sjelle edhe zgjedhjen e perfaqsuesve te se majtes si anetare te keshillit te qarkut lezhe.

Ne Lezhe te 5 anetaret e qarkut jane perfaqsues te se majtes, e po keshtu edhe ne Kurbin 4 anetaret e ri te qarkut i perkasin te majtes qe ka marre edhe ne Mirdite 3 anetaret e keshillit te qarkut Lezhe. I vetmi perfaqsues i te djathteve te qark do te jete kreu i ri i Bashkise se Lezhes Fran Frrokaj qe do te kete perballe tij 14 perfaqsuesit e te majteve. Mbetet ende ne diskutim se kush do te jete pasuesi i Pashk Gjonit ne krye te qarkut te Lezhes, nje vendim ky qe me shume gjase do te jete krejtesisht politik.

Lexoni dhe kete

DREJTORËT E RINJ NË DREJTORITË RAJONALE SHKODËR, REAGON EDHE GURAKUQI

Mungesa e emërimeve të drejtorëve të rinj në drejtoritë rajonale në Shkodër vijon të prodhojë …