Wednesday , 21 February 2018

LEZHE, PERGJYSMOHET NUMRI I PERFITUESVE TE NDIHMES EKONOMIKE

Skema e re e ndihmës ekonomike ka sjellë përgjysmim të fëmiljeve përfituese në qarkun e Lezhës.Ky fakt bëhet i ditur nga Drejtori i Shërbimit Social Sheteror në Lezhë Keler Sufja, sipas të cilit familjet e larguara nuk plotësonin kriteret e përcaktuara, duke nxjerr në këtë menyre në pah edhe abuzimet që janë bërë deri më tani.Sufja ka bërë të ditur se shërbimi social shtetaror do ti verifikoje të gjitha rastit e familjeve të larguara nga skema, pasi shumë prej kanë paraqitur ankese me argumentin se janë penalizuar padrejtëisisht.

Numri i familjeve që nuk do të përfitojnë më ndihme ekonomike në Qarkun e Lezhës është 3041, ndërsa numri më i lartë i të larguarve është në Bashkinë e Kurbinit.Me aplikimin e skemes së re synohet që abuzimet e deritanishme me ndihmen ekonomike të marrin fund.

Lexoni dhe kete

NDIHMA DHE USHQIME PËR SHTËPINË E FËMIJËS 6–16 VJEÇ NË SHKODËR

Ambasada Kineze në vendin tonë ka dhuruar këtë të hënë disa ushqime dhe ndihma të …