LEZHE, PERKUJTOHET 318-VJETORI I KUVENDIT TE ARBERIT

Lezha ka sjell në kujtesë Kuvendin e Arbërit, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit shqiptar, pas Besëlidhjes së Skëndërbeut.

Në 318-vjetorin e këtij kuvendi në oborrin e kishës së “Shën Gjon Kryepremit” në Mërqi, u mbajt një ceremoni përkujtimore nën masa anti-covid, ku ishin të pranishem historian e autoritete lokale.

Falë rikonstruksionit të rrugës vendi ku u mbajt Kuvendi i Arbërit tashmë është lehtësisht i aksesueshem, ndërsa synimi promovimi me qëllim tërheqjen e sa më shumë vizitoreve.

Kuvendi Kishtar i Arbërit ishte një mbledhje e klerit katolik shqiptar, mbajtur më 14-15 janar 1703 në Kishën e Shën Gjon Kryepremit në fshatin Merqi të Lezhës, me përkrahjen e papës me prejardhje shqiptare Klementi XI.

Ndër vendimet kryesore të marra ishin kërkesat për të hapur shkolla dhe për të botuar libra në gjuhën shqipe, të cilat u zbatuan gjatë shek. XVIII e XIX me disa botime fetare të bëra në dialektin e Shkodrës.

Lexoni dhe kete

RADHE DHE KAOS NE QENDREN E VAKSINIMIT ANTI-COVID NE LEZHE

Këto janë pamjet para qendrës së vaksinimit anti-covid në qytetin e Lezhës. Dita e dytë …