Monday , 26 February 2018

LEZHE, PERKUJTOHET 550-VJETORI I VDEKJES SE SKENDEBEUT

Lezha ka përkujtuar 550-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ngjarje që shënon fundin e një perandorie që mbajti të pathyeshëm shtetin e Arbërit.Në ceremoninë e organizuar pranë vendvarrimit të Skënderbeut, drejtues lokal, përfasues të insitucioneve, arberesh të ardhura nga Italia, qytetar dhe nxenes shkollash vendosen kurora me lule dhe bënë homazhe në nderim të kësaj figure, ndërsa në ambjentet e memorialit u ekspozuan libra mbi jeten dhe veprimtarinw e heroit tonë kombëtar.

Në fjalen e tijë arqipeshkvi i dioqezes Shkodër-Pul Angelo Massafra bëri thirrje për bashkim, ndërsa myftiu i Lezhës Agim Tereziu tha se komiteti musliman nuk ka asnjë problem me figuren e Skëndërbeut.

Në këtë aktivitet përshëndeti dhe përfasuesi i Arberesheve të Italisë.

Ndonëse 2018-ta është shpallur nga qeveria Shqiptarë si viti i Skëndërbeut, në aktivitetet e organizua nga Bashkia Lezhë për 550 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, ra në sy mungesa e përfasuesve të qeverisë Shqiptare si dhe deputetëve të qarkut Lezhë.

Lexoni dhe kete

PERCILLET NE BANESEN E FUNDIT PIKTORI NDOC GURASHI

Percillet për në banesen e fundit piktori dhe intelektuali I njohur I Shkodrës Ndoc Gurashi. …