Wednesday , 17 January 2018

LEZHE, PLAGOSET ME ARME ZJARRI 32-VJEÇARI

Një 32-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri në qytetin e Lezhës.Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 të dites së sotme në afersi të lagjes “Gurra”.Vilson Zefi u qëllua me një plumb pistolete në këmbë teksa po lëvizte në trotuar, ndërsa policia ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes i cili është shtetasi me iniciale A.P.Ai u largua menjëherë pas ngjarjes, duke i shpëtur arrestimit.Sipas të dhënave i plagosuri ka marrë një plagë në këmbë dhe pasi mori ndihmen e parë në spitalin e Lezhës, ndodhet jashtë rrezikut për jeten.Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit të plagosjes.

Ende nuk dihen motivet e plota te ngjarjes, ndërsa policia dyshon se mes autorit dhe të plagosurit ka patur një konflikt të çastit për motive ende të paqarta.Në lidhje me ngjarjen blutë blutë kanë shoqëruar në komisariat disa përsona të cilët po merren në pytje, ndërkohe që pritet dëshmia e të plagosurit për të mësuar më teper detaje rreth ngjarjes.

Lexoni dhe kete

HETIMI PER ATENTATIN ME BOMBE NE RUS TE SHKODRES

Ende asnje të dyshuar për atentatin me bombë të së shtunes ndaj Lulzim Kullës, pavarësisht …