Monday , 17 January 2022

Lezhe, policia aksione ne qytet

Rastet e shtuara te vjedhjeve ne lezhe ka sjelle rritje te prezences se policise ne rruget e ketij qyteti, kjo me e dukshme gjate oreve te mbremjes.Blute e komisariatit te policise ne lezhe jane mbeshtetur edhe nga Forcat e Nderhyrjes se Shpejte te ardhura nga Shkodra. Hyrje daljet ne qytet kane patur edhe referimin kryesor te ketyre kontrolleve, ndersa nuk jane lene jashte vemendjes personat e shpallur ne kerkim se edhe armembajtja pa leje. Pjesa me e madhe e automjeteve qe kane levizur ne oret e mbremjes jane bere objekt i kontrolleve te policise, ndersa postoblloqet jane vendosur ne disa pika te ndryshme te qytetit te lezhes.

Gjate gjithe nates policia po mban nen monitorin te gjithe zonen, ndersa jane ngritur postoblloqe ne rruget hyrese dhe dalese .Ne siten e policise kane rene te gjitha automjetet qe kane levizur gjate oreve te nates, ndersa jane kontrolluar imtesisht edhe drejtuesit e tyre. Ndonese policia ka shtuar monitorimet me shtim te patrullimeve nga ana e saj edhe gjate nates, ende nuk eshte rene ne gjurmet e autoreve te vjedhjeve qe kane ndodhur gjate diteve te fundit ne Lezhe.

Burime nga policia e lezhes kane bere te ditur se monitorimi po kryhet edhe nga police sekrete, te cilet po tentojne te infiltrohen ne grupet e ndryshme kriminale, ne menyre per te identifikuar veprimtarine e tyre dhe me pas asgjesimin e ketyre grupeve te cilet mendohet se vine ne lezhe nga qytete te tjera

Lexoni dhe kete

AVOKATËT E LEZHËS KUNDËR HARTËS SË RE GJYQËSORE

Edhe avokatët e Lezhës kundështojnë projektin e hartës së re gjyqësore, e cila parashikon shkrirjen …