LEZHE, POLICIA MASA TE ASHPRA PER PARANDALIMIN E AKSIDENTEVE

Numri i lartë i aksidenteve në rruget e qarkut të Lezhës ka vënë në lëvizje policinë rrugore.Mbi bazen e detyrave të përcaktuara në planin Operacional “Tispol” për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle në akset rrugore të këtij qarku.Në fokus të policisë kanë qenë drejtimi i mjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara, pa leje drejtimi, nën efektin e alkoolit, si dhe kontrolleve të mjeteve që rezultojnë debitorë.Sipas të dhënave në funksion të këtyre kontrolleve, janë arrestuar 4 drejtues mjetesh për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” ( të papajisur me leje drejtimi).

Gjithashtu janë tërhequr 123 leje drejtimi dhe janë vendosur gjithsej 647 masa administrative, nga këto, 258 masa për shpejtësi tej normave të lejuara, 41 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 144 masa për parakalim të gabuar,40 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit.Ndërsa pjesa tjetër e masave administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.Policia ka ndaluar administrativisht 10 mjete, të cilat kanë rezultuar me detyrime administrative të pashlyera.

Policia Rrugore e Lezhës, do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore, ku apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të bashkëpunojnë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Lexoni dhe kete

BLLOKIMI I VARKAVE PER TURISTET

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se pas inspektimeve dhe verifikimeve të mjeteve ujore që bëjnë …