LEZHE, POLICIA RRUGORE AKSION NDAJ KUNDRAVAJTESVE

Shtimi i numrit të automjeteve që lëvizin në rruget e Qarkut të Lezhës, ka vënë në lëvizje policinë rrugore.Për të rritur parametrat e sigurisë rrugore si dhe për të parandaluar aksidentet gjatë fundjaves policia ndërmori një aksion, duke ndëshkuar shumë drejtues mjetesh.Gjatë kontrolleve nga Policia Rrugore, janë arrestuar 2 drejtues mjeti për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” ( në gjendje të dehur ).

Është konstatuar dhe bllokuar një mjet me targa që i përkisnin një mjeti tjetër dhe pas verifikimeve dyshohet se është mjet i trafikuar.Gjithashtu janë vendosur gjithsej 316 masa administrative nga këto 153 masa për shpejtësi tej normave të lejuara, 41 masa për parakalim të gabuar, 9 masa për rrip sigurimi dhe përdorim celulari.Ndërsa pjesa tjetër e masave administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.Policia ka ndaluar administrativisht 12 mjete, të cilat kanë rezultuar me detyrime administrative të pashlyera.

Janë pezulluar 52 Leje Drejtimi për “Shpejtësi tej normave të lejuara” dhe ” Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit”.Policia Rrugore e Lezhës, do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore, ndërsa apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të bashkëpunojnë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Lexoni dhe kete

ARME PA LEJE NE MJETIN E AKSIDENTUAR

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy shtetas dhe ka shpallur në kërkim një …