Thursday , 15 April 2021

Lezhe, prangoset 29- vjeçari

Nje 29-vjeçar nga fshati Koder Mulliri i Lezhes ka rene ne prangat e policise, me akuzen e marredhenie seksuale me dhune me nje te mitur.Burime nga Policia e Lezhes kane bere te ditur se eshte prangosur shtetasi Taulant Lleshi, pasi ndaj tije ka bere kallezim nje 15-vjeçare me iniciale M.C.Ne deklarimin e saj para oficereve te policise, ajo ka deshmuar se ka bashkejetuar prej disa kohe me 29-vjeçarin Lleshi ne banesen e tije, pasi ai i kishte arritur ta mashtronte duke deklaruar se do ta merrte per nuse.

Gjate kesaj kohe ai ka abuzuar seksulaisht me vajzen, ndersa kishte ushtruar edhe dhune fizike ndaj saje. Pasi kishte kryer maredhie me te 29-vjeçari i kishte shkeputur kontaktet me vajzen dhe nuk ju pergjigjte.Kjo ka mjaftuar qe 15-vjeçarja tju rrefeje prinderve te saje ate çfare kishte ndodhur dhe me pas i eshte drejtuar policise duke denoncuar 29-vjeçarin Lleshi. Pas denoncimit menjehere uniformat blu kane arrestuar ne banesen e tije agresorin pa bere rezistence. Ne lidhje me ngjarjen policia ka nisur nje hetim te hollsishem, ndersa pritet qe te merret ne pyetje edhe 29-vjeçari i cili akuzohet per marredhenie seksuale me dhune per te zbardhur te verteten e ngjarjes.

Gjithashtu eshte bere e ditur se vajza qe ra pre dhunes seksuale dhe fizike po merret ne pyetje edhe nga psikologet, ndersa per te vertetuar ate çfare ajo pretendon pritet qe te kryhen edhe analizat e ADN-se te cilat do te zbardhin edhe te verteten e pretendimeve vajzes.Tashme materialet ne ngarkim te 29-vjeçarit Leshi do ti referohen prokurorise se Lezhes, me akuzen “Mardhenie seksuale ose homoseksuale me dhunë më të mitur  të moshes 14-18 vjeç” dhe “Shtrëngimi ose pengimi për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesë”

Lexoni dhe kete

NDAHET NGA JETA DEPUTETI BASHKIM FINO

Një lajm i hidhur për skenën politike shqiptare. Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare …