LEZHE, PREMTONTE VIZA AMERIKANE, ARRESTOHET MASHTRUESJA

Një 48 vjeçare nga Lezha është arrestuar nga policia për mashtrim.Sipas policisë në pranga ka rënë shtetesja Pranvera Stojani, e cila prezantohej si punonjëse e Interpolit dhe u premtonte vizë amerikane kundrejt vlerave monetare 8000 dhe 3000 euro.

Ndalimi i 48 vjeçares u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit, u ka marrë 2 shtetasve të cilët kanë bërë kallëzim ndaj saj, 8000 dhe 3000 euro, me premtimin për tu dhënë vizë amerikane pasi u ishte prezantuar si punonjëse e Interpolit.

Burime nga policia bëjnë me dije se vijonë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga kjo shtetase. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi”.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET NJE 30-VJEÇAR NGA POLICIA E SHKODRES

Policia e Shkodrws vijon punwn për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. …