LEZHE, QKF DO TE SHERBEJE DHE SI KINEMA

Qendra Kulturore e Fëmijeve në Lezhë do të shërbeje dhe si kinema për qytetin.Mbrëmjen e së dieles u shfaq filmi i parë në sallen e QKF-së, duke tërhequr vemendjen e publikut lezhjan.

Nën Kryetarja e Bashkisë Lezhë Alfrida Marku tha se rikthimi i kinemasë është një hap mjaft i rëndësishem, ndërsa premton se këtë shërbim do të shtrijnë edhe në Njesitë Adiministrative. Në sallen e QKF-së do të shfaqet filma çdo të shtunë e të diele, ndërsa hyrja do të jetë falas për qytetaret.

Rikthimi i kinemasë shihet si një mundesi e mire për gjallërimin e jetës kulturore në qytetin e Lezhës, ndaj dhe bashkia i ka kushtuar vemendjen e duhur realizimit të këtij projekti.

Lexoni dhe kete

RRITJA E ÇMIMIT TË NAFTËS, KONFINDUSTRIA KUNDËR BALLUKUT

Konfindustria shprehet e shqetësuar lidhur me nismën e fundit të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, …