Wednesday , 21 February 2018

LEZHE, REAGOJNE FAMILJET E PERJASHTUARA NGA NDIHMA EKONOMIKE

Largimi nga skema e ndihmes ekonomike i shumë familjeve në Lezhë, ka sjëllë reagimin e këtyre të fundit.Prej dy ditesh qytetetar të shumtë renden pranë zyrave të Shërbimit Social të Bashkisë dhe atij shtetëror për të kërkuar shpjegime, pasi e konsiderojnë absurditet përjashtimin e tyre nga ndihma ekonomike.Ata thonë se i plotësojnë të gjitha kriteret për të qenë pjese e skemes, pasi jetojnë në kushte të vëshira ekonomike dhe pa asnjë të ardhur, por kjo nuk është marrë parasysh nga insitucionet përgjegjëse.

Në mbështetje të këtyre familjeve ka dalë edhe Nën Kryetarja e Bashkisë Lezhë Alfrida Marku.Ajo thotë se sistemi i ri i ndihmes ekonomike është jo transparent dhe abuziv, pasi ka përjashtuar shumë familje në kushte ekstreme.

60 % e familjeve që trajtoheshin me ndihmë ekonomike në Lezhë janë larguar nga skema, ndërkohe që bashkia Lezhë ka bërë me dije se në vazhdimësi Shërbime Social Shtetëtor i ka audituar dosjet e ndihmes ekonomike, çka i hedh poshte pretendimet për abzuime.

Lexoni dhe kete

NDIHMA DHE USHQIME PËR SHTËPINË E FËMIJËS 6–16 VJEÇ NË SHKODËR

Ambasada Kineze në vendin tonë ka dhuruar këtë të hënë disa ushqime dhe ndihma të …