Sunday , 19 September 2021

LEZHE, REAGON DREJTORIA E SHERBIMEVE PER KOSHAT!

Drejtoria e sherbimeve ne bashkine e Lezhes ka bere nje perpjekje te vogel duke vendosur ne sheshin kryesor disa kosha te vegjel. Ato jane vendosur ne heshtje paraditen e sotme ne hyrje te sheshit dhe prane vendvarrimit te skenderbeut, gjithsej 4 te tille. Ky eshte nje reagim ndaj shqetesimit qe televizioni Rozafa ngriti pak dite me pare per mungesen totale te koshave ne sheshin e rikonstruktuar te Lezhes.

Drejtoria e sherbimeve pati konfirmuar nepermjet telefonit se do te realizonte nje nderhyrje emergjente, gje e cila eshte kjo qe prezantohet sot ne sheshin miliardesh te Lezhes. Interesimit te televizionit Rozafa per te mesuar se kur sistemi i pastrimit ne shesh do te jete i te njejtit standart si vete sheshi, i eshte pergjigjur drejtoria e sherbimeve duke vendosur keto kosha te marre borxh dike gjetke.

Megjithese menyra e konceptimit aktual per mbajtjen paster te sheshit kryesor te Lezhes nuk i sherbejne keto 4 kosha te vegjel, serish duhet pergezuar iniciativa, me shprese se ne shtator qyteti dhe qytetaret do te marrin vemendjen e kerkuar e te munguar prej vitesh.

Lexoni dhe kete

PUNIME ARTIZANALE ME MBETJE

Nga dëshira për të mbrojtur mjedisin si ekspert turizmi mësoi dhe një zanat. Erjon Elmazi …