Saturday , 20 January 2018
Breaking News

LEZHE, RIKTHEHET VEMENDJA TEK LOJRAT E FATIT

Eshtë rikthyer vemendja tek lojrat e fatit në Lezhë.Policia ka proçeduar penalisht dy shtetas në Shënkoll dhe Rrëshen për aktivitet të paligjshem të lojerave të fatit.Sipas të dhënave të policisë janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin V.R, vjeç 27, banues në Rrëshen Mirditë, pasi dyshohet se në Rrëshen, në ambientet e lokalit në përdorim, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Me cilësinë e provës u bllokuan 1 tavolinë pokeri, 2 kuti letra bixhozi, pa dokumentacionin përkatës.Gjithashtu në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, u referuan materialet për shtetasin M.A, vjeç 30, banues në Shënkollë, pasi dyshohet se në Shënkollë, u kap duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit, pa liçencë dhe ka vënë në dispozicion lokalin për lojëra të palejuara.

Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 1 televizor, 1 aparatur antenë parabolike, 2 monitor kompjuteri, 1 pajisje lazer për skanim dhe 2 pajisje për printim bileta të lojërave të fatit.Ky aktivitet i paligjshem përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.

Lexoni dhe kete

SEKUESTROHEN 4.5 KG HEROINE

57-vjecari Petraq Greku nga Berati por me banim në Tiranë është arrestuar nga policia e …