Wednesday , 25 November 2020

LEZHE, RRESHQITJA E GUREVE RREZIK PER QYTETARET

Këto gur rrëshqiten nga kodra pas reshje të dendura të shiut dhe ranë në rrugicen hyrëse të një pallati në lagjen “Varosh” të qytetit të Lezhës.

Rreshqitja e gureve është kthyer në kërcënim për jeten e banoreve dhe kalimtareve në këtë zonë.

Banoret thonë se rëniet e gureve të përmasave të ndryshme janë të vazhdueshme sa herë ka reshje shiu, duke ju rrezikuar jeten. Sipas tyre kjo problematike vijon prej kohësh dhe pavarësisht rrezikut nuk është marrë asnjë masë për të frenuar fenomenin.

Banoret apelojnë për ndërhyrje, pasi në këtë situatë mund të përsëritet ndonje tragjedi si ajo e Torovices të tetorit të vitit 2017-të, ku një gur i cili rërshqiti nga mali goditi një automjet, duke ju marrë jeten 3 përsonave.

Lexoni dhe kete

“SOT PËRBALLEMI ME SFIDA TË SHUMTA”

Sot përballemi me sfida të shumta, me goditje ndaj fesë tonë, siç janë edhe fushatat …