LEZHE, SEKTORI I TURIZMIT NE KRIZE

Pandemia COVID-19 po jep ndikim mjaft negativ në sektorin e turizmit në rajonin e Lezhës. Ndonëse jemi në pikun e sezonit turistik kapaciteti i strukturave akomoduese në Shëngjin nuk e ka kaluar masen 20%.

Shqetësimi është ngritur nga kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Pashk Palokaj, sipas të cilit kjo situatë krize është reflektuar edhe me reduktim të numrit të punonjesve nga biznese e sektorit të turizmit.

Kreu i dhomës së tregtisë vlerson vemendjen e bashkisë ndaj Shëngjinit në këtë sezonin turistik, duke vënë theksin tek rregulli dhe pastërtia.

Turizmi është një nga sektoret më të rëndësishem ekonomik në Lezhë dhe kjo situatë krize po reflekton në ekonominë familjare të shumë familjeve që e kanë të lidhur jetesen e tyre me këtë sektor.

Lexoni dhe kete

LAÇI VIJON TE MBETET PA SPITAL

Këto janë pamjet e shembjes së spitalit te Laçit të dëmtuar nga tërmeti i nëntorit. …