LEZHE, SEKUESTROHEN 131 KG DROGE, 4 NE PRANGA

Policia e Lezhës ka arrestuar 4 përsona, pasi u kapen me 131 kilogram drogë, lëndë plasese dhe fisheke.Operacioni u zhvillua mbrëmjen e së shtunes në rrugen Bukmir-Kallmet, ndërsa në pranga u vunë shtetasit Xh.G 30 vjeç, A. G 35 vjeç, N.G.55 vjeç dhe P.G, 26 vjeç, banues në Lalm të Ri dhe Ishull Lezhë.Në cilesinë e provës materiale u sekuestruan 131 kg cannabis sativa, 30 fishek model 56, 53 copë kapsolla detonatorë, 10 copë fitila zjarr përcjellës me gjatësi 80 cm si dhe një kallëp tritol.

Të ndaluarit u prangosen teksa po lëviznin në oret e mbremjet me një automjet në drejtim të Kallmetit, ndërsa policia kishte siguruar informacione në rrugë operative për posedimin e droges nga 4 përsonat.Policia ka nisur hetimet per te mesuar me teper detaje mbi aktivitetin kriminal të te ndaluarve, destinacionin e lendes narkotike dhe sendeve të tjera të sekuestruara, ndërkohe që materilet në ngarkim të tyre ju referuan prokurorisë së rrethit gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

MASAT E POLICISE PER SEZONIN TURISTIK NE LEZHE

Sezoni turistik do të shoqërohet me shtim të prezences së policisë rrugore në qytetin e …