LEZHE, SEKUESTROHEN 160 KG KANABIS GATI PER SHITJE

Një sasi prej 160 kilogramë kanabis sativa është sekuestruar në Lezhë, ndërsa në pranga janë vënë 6 persona mes të cilëve dhe dy femra.Operacioni policor është zhvilluar në fshatin Balldren, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Droga u gjet në banesen e shtetasit Nikolin Marpalaj dhe po përgatitej për shitje.

Në pranga kanë rënë shtetasit, Nikolin Marpalaj, 49 vjeç, banues në Lezhë, Kristjan Pepaj, 25 vjeç, banues në Shkodër, Doren Pepaj, 22 vjeç, banues në Malësinë e Madhe Shkodër, Erjon Ndoci, 29 vjeç, banues në Lezhë, Jolanda L, 29 vjeçe, banuese në Shkodër si dhe Mirsada P. 25 vjeçe, banuese në Velipojë.

Në cilësinë e proves materiale policia ka sekuestruar 160 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, një armë gjahu,dy peshore elektronike, 12 telefona celularë të markave të ndryshme, një automjet tip “Golf 4” në pronësi të shtetasit Kristian Pepaj si dhe një automjet tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit Erjon Ndoci.

Materialet në ngarkim të shtetasvetë arrestuar do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale të “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

 

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET I DYSHUARI I ATENTATIT NË VUKATANË

Policia e Shkodrës dhe grupi hetimor kanë arritur të zbardhin ngjarjen e së hënës ku …