LEZHE, SEKUESTROHEN 95 KG DROGE DHE 11 MIJE EURO

Policia e Lezhës ka goditur një rast tentativë për trafikim të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 95 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa si dhe ka vënë në pranga 4 përsona. Operacioni policor i koduar “Gjadëri” u finalizua mbrëmjen e së shtunës nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë. Gjatë operacionit u bë i mundur identfikimi dhe lokalizimi i automjetit që dyshohej se mund të transportonte lëndën narkotike dhe në fshatin Gjadër, Lezhë, shërbimet e Policisë ndërhynë duke bllokuar mjetin tip “BMë”, me drejtues shtetasin K. D.Mjeti tip “BMW” që transportonte lëndën narkotike paraprihej nga 2 mjete të tjera, me qëllim vënien në dijeni në rast konstatimi të pikave të kontrollit nga ana e Policisë.

Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në sediljen e pasme dhe në bagazh, 95 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa. Në vijim të veprimeve, Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit në të cilin u gjet lënda narkotike, shtetasin K. D., 23 vjeç, banues në Shkodër dhe ka bërë ndalimin e shtetasve K. L., 28 vjeç, A. T., 32 vjeç, banues në Vlorë dhe K. T., 50 vjeç, banues në Shkodër, të cilët ndodheshin në dy mjetet që po kontrollonin rrugën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në tre mjete u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe 11 mijë euro. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET I DYSHUARI I ATENTATIT NË VUKATANË

Policia e Shkodrës dhe grupi hetimor kanë arritur të zbardhin ngjarjen e së hënës ku …