LEZHE, SHEROHEN 3 PACIENTE TE PREKUR NGA COVID-19

Tre paciente të prekur nga coronavirusi në Lezhë e kanë fituar betejen me këtë sëmundje. Lajmi konfirmohet nga Spitali Rajonal i Lezhës, ku mes të shëruarve janë dhe 2 bluza të bardha, një infermiere dhe një punonjese e shërbimit mjedisor të spitalit, të cilët ishin nfektur 2 javë më parë pas kontaktit që kishin patur me një paciente të diagnostikuar me Covid-19.
Nga testimet e bëra ditet e fundit të tre pacientet kanë rezultuar negativ, ndërsa bëhet e ditur se dhe përsonat e tjerë të prekur nga coronavirusi ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Ndërkohë prej 4 ditesh në Lezhë nuk janë konfirmuar raste të reja me Covid-19, pasi të gjitha testimet që ju janë bërë përsonave të dyshuar kanë rezultuar negativ.
Duke falenderuar qytetaret për bashkëpunimin e deritanishem, Spitali Rajonal Lezhë bën thirrje që të vazhdohet respektimi me përpikmëri rekomandimet mjekësore si dhe zbatimin korrekt të masave të ndërmarra për distancimin social.

Lexoni dhe kete

NDOTJA E BREGDETIT TE KUNES NE SHENGJIN

Çdo vere në 3 vitet e fundit Plazhi i Kunës në Shëngjin ka qenë thuajse …