LEZHE, SHETITORJA E DRINIT NE ERRESIRE

Kjo është pamja që të ofron shetitorja e Lumit Drin në Lezhë, gjatë oreve të mbrëmjes.

Pjesa më e madhe e shetitores ndodhet në erresire, pasi ndriçuesit janë jashtë funksioni. Kjo situatë e cila ka ardhur nga vjedhja e kabullit që furinizon me energji ndriçuesit, vijon prej gati tre vitesh dhe askush nuk ka marrë masa për ti dhënë zgjidhje problematikes.

Përballë kësaj erresire, qytetaret i kanë kufizuar lëvizjet e darkës përgjatë shetitores së drinit, ndërsa e konsiderojnë këtë investim si të dështuar.

I kontaktuar nëpërmjet telefonit, Nënkryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj, thotë se bashkia ka një projekt për rehabilitimin shetitores ku është i përfshire dhe ndriçimi dhe zbatimi i tijë do të nisë në një kohë të shpejtë.

Lexoni dhe kete

54-VJETORI I ANSAMBLIT “ÇIFTELIA”

Në 54-vjetorin e krijimit të ansamblit “ÇIFTELIA”, kreu i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu zhvilloi një …