LEZHE, SHPERTHEN NE FLAKE RRJETI ELEKTRIK

Rrjeti elektrik pranë ish bankes në qytetin e Lezhës, ka shpërthyer në flakë, duke shkaktuar frikë dhe panik tek qytetaret.Ngjarja u regjistruar rreth orës 11 të së premtes.Flaket u shfaqen në mënyre të menjëhershme, teksa zona ishte e mbipopulluar me qytetar.Siç duket dhe nga pamjet zjarri ka krijuar panik, ndërsa kanë qenë pronaret e bizneseve aty pranë të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakeve, pasi zjarrikesja është bllokuar në trafik dhe ka vonuar për të mbërritur në destinacion.

Sipas të dhënave shpërthimi i rrjetit elektrik ka ardhur nga amortizimi dhe ngarkesa në rrjet.Punonjesit e OSHEE kanë nisur menjëherë punen për riparimin e dëmeve të shkaktuara dhe rikthimin e energjise në zonen përreth.Kjo nuk është hera e para që ndodhin ngjarje të tilla, pasi shpërthimi i rrjetit elektrik ka ndodhur më parë edhe në zona të tjera të qytetit e kjo vjen nga amortizimi i rrjetit elektrik i cili vijon të jetë një kërcënim serioz për jeten e qytetareve.

Lexoni dhe kete

NGJARJE E RENDE NE TREGUN E MILOTIT. GRUAJA I MERR JETEN BURRIT TE SAJ

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në tregun e Milotit në Kurbin, …