LEZHE, SHTOHEN DY PROFESIONE TE REJA NE SHKOLLEN PROFESIONALE

Ne vitin e ri akademik 2015 – 2016, shkolles se mesme profesionale Kolin Gjoka ne Lezhe do ti shtohen edhe dy dege te reja. Hoteli turizem dhe sherbime sociale shendetsore do te jete dy mundesi me shume per nxenesit lezhjane apo edhe ata te rajonin qe duan te marrin shpejt nje profesion.

Bardh Dedegjonaj, drejtori i shkolles profesionale ne Lezhe ka bere te ditur se kesaj tendence te re po i paraprihet edhe me ndertimin e nje shkolle te re, qe sipas tije do te do te perfundoje brenda vitit te ardhshem dhe do te kete kushte optimale dhe bashkohore. Persa i perket degeve te reja qe i shtohen kurrikules se shkolles, dedegjonaj ka sqaruar se perzgjedhja e tyre i referohet nje studimi disa vjecar qe esjhte kryer ne rajon nga faktore dhe faktore te ndryshem, por qe kane bashkrenduar punen per te arritur ne kete perfundim.

Procesi mesimor per nxenesit e shkolles se mesme profesionale do te vijoje ne ambjentet e gjimanzit te vjeter, ku sipas drejtorit e shkolles baqrdh dedegjonaj, bashkia po ben te gjithe nderhyrjet e nevojshme ne menyre qe mangesite e saje te jene sa me minimale deri ne rindertimin e shkolles se re.

Lexoni dhe kete

TË TJERA PAKO USHQIMORE NGA MYFTINIA SHKODËR

Myftinia Shkodër ka dhuruar disa pako ushqimore këtë të enjte për shoqatën e personave me …