Wednesday , 29 September 2021

LEZHE, “TE FORTET” NE FOKUS TE RRUGOREVE

Efektive ne policise rrugore ne Lezhe zbarkuan ne akset kryesore te ketij rajoni. Ata u bene pjese e nje fushate sensibilizuese te ndermarre nga drejtoria e policise rrugore per ndergjegjsimin e perdoruesve te rruges dhe respektimin e rregullave te qarkullimit rrugor.
Drejtuesit e mjeteve u informuan kryesisht per ndryshimet e nenit 170 te kodit rrugor dhe masat administrative per kundravajtesit. Te ashtequajturit te fortet do te kene fokus te vecante, e kete e ka konfirmuar shefi i sektorit te policise rrugore ne drejtorine vendore te policise ne Lezhe komisar Lefter Hysi. Sipas tije edhe masat administrative ndaj tyre do te jete ne varesi te shkeljes qe kane kryer.
Nepermjet ketij perqendrimi te policise rrugore nuk synohet qe te rritet forca ndeshkuese per kundravajtesit, por rritja e ndergjegjsimit te drejtuesve te mjeteve per respektimin e rregullave t qarkullimit rrugor.

Lexoni dhe kete

SHKODËR, FINALIZOHET OPERACIONI POLICOR I KODUAR “BUNA 2021”

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e …