LEZHE, TURIZMI MALOR NIS TE MARRE VEMENDJE

Është një zonë shumë pak e njohur, por mjaft interesante për tu eksploruar. Në Ungrej të Lezhës natyra ka krijuar një ansambël vlerash natyrore, kulturore e historike që po kthehen në një destinacion të turizmit malor që po merr vemendje.

Tani rrugëtimi është i orientuar nëpërmjet disa tabelave ekologjike të vendosura nga Zyra e Turizmit në Bashkinë e Lezhës. Kjo është një fazë fillestare, pasi po vijohet me sinjalistikës orientuese drejt shtigjeve për ti dhënë sa më shumë siguri vizitorëve. Këto tabela do të tregojnë për destinacionet historike dhe kulturore, ndërsa vendosja e shigjetave që tregojnë rrugën po vijon pasi po hartohen edhe shtigjet që përshkojnë thuajse të gjithë zonën dhe çdo vlerë të saj.

Zona e Ungrejt shtrihet në një pjesë të sheshte ku konvergojnë disa lugina të përrenjve malor dhe është një mundesi e mire për tu eksploruar nga vendas e të huaj, pasi udhetimi nga Lezha nuk zgjat më shumë se 50 minuta.

Lexoni dhe kete

MBESHTETJE FAMILJEVE NE NEVOJE NE KURBIN

Në kuadër të aktiviteteve humanitare, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ju është gjendur pranë familjeve në …