Saturday , 27 November 2021

LEZHË, VIHET NË PRANGA AUTORI I DYSHUAR I VJEDHJES SË NJË MJETI

Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit D. B., 25 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Kavajë, pasi dyshohet se më datë 06.07.2021, ka vjedhur automjetin tip “Peugeot në pronësi të shtetasit S. V., banues në Kavajë.

Automjeti i vjedhur është gjetur dhe sekuestruar nga shërbimet e Policisë Kurbin. Gjithashtu, Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: -H. Ll., banues në Mamurras, K. P., banues në Gjadër, Lezhë, T. Ll., banues në fshatin Rrilë, Lezhë dhe P. K., banues në Shkodër.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin Lezhë-Shkodër, Lezhë-Milot-Mamurras, duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

ZBARDHET KONFLIKTI MES DY FQINJEVE NE RRILE TE LEZHES

Policia ka zbardhur konfliktin e ndodhur 1 ditë më parë mes dy fqinjeve në fshatin …