LEZHE, VJEN PERPLASJA E PARE. KESHILLI BASHKIAK NUK I MIRATON PAGAT BASHKISE

Miratimi i struktures tranzitore dhe nivelit te pages per punonjesit e bashkise se Lezhes ka sjelle perplasjen e pare mes te majteve dhe te djathteve. Me shumicen e kartoneve te majtet kane hedhur poshte prozozimet e bashkise per nivelin e pagave dhe strukturen e kesaj njesie vendore duke miratuar propozimet e vete keshillit. Ky vendim eshte cilesuar i nxitur nga kreu i grupit te keshilltareve demokrat Paulin Marku, ndersa per shefen e finances ne kete njesi vendore Tonine Frani ne kete menyre pengohet terheqja e kapaciteve ne burime njerezore.

Vendimi i te majteve eshte mbrojtur nga keshilltari socialdemokrat Agustin Marku, sipas te cilit niveli i pagave dhe administrates se percaktuar nga bashkia e Lezhes vetem sa rrit shpenzimet buxhetore nderkohe qe duhet menduar per tejkalim situatash emergjente qe sipas tij jane te shumte.

Me forcen e shumices se kartoneve te majtet kane miratuar nivelin e pages qe eshte 25 % me shume se ajo minimale, ndersa shkurtimet e administrates kane prekur vetem njesite administrative.

Lexoni dhe kete

“FESTA E VELIPOJËS 2020”

Bashkia Shkodër ka organizuar këtë të shtunë “Festën e Velipojës 2020”. Një aktivitet që kishte …