Saturday , 20 January 2018

LEZHË, VRITET ME 14 PLUMBA VËLLAI I ISH-DEPUTETIT NDOKA

Ekzekutohet me armë zjarri brenda në makinë pranë banesës Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka. Aleksandër Ndoka anëtar në Këshillin Bashkiak të qytetit të Lezhës është vrarë me kallashnikov nga një distancë e afërt, ndërsa mësohet se kanë qenë mbi dy persona që kanë kryer atentatin.

Burime nga grupi hetimor në Lezhë pohojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, ndërsa Ndoka është gjetur nga policia rreth orës 4:25 në lagjen “Nënë Tereza” i vdekur në makinën e tij tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE. Aleksandër Ndoka 48 vjeç u qëllua për vdekje pranë banesës në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë nga persona të paidentifikuar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 14 gëzhoja kallashnikovi. Familjarët pohojnë se kanë dëgjuar zhurmën, por kanë deklaruar se ‘menduam që kanë qenë fishekzjarrë’.

48-vjeçari ka qenë i vetëm në makinë, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes për të dërguar në identifikimin e autorëve. Autorët dyshohet se kane qene dy, ndersa zyrtarisht viktima nuk ka pasur asnje procedim penal, por pista ku po hetohet është përplasja që ka pasur djali i tij në zgjedhjet e 25 qershorit në Lezhë. Policia lokale dhe dy grupe të FNSH nga Shkodra kanë ngritur pika kontrolli për krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Po kontrollohen hyrje- daljet në Shqipëri të personave të panjohur apo skeduar nga Kosova apo vende të tjera. 

Lexoni dhe kete

LEZHE, PLAGOSET ME THIKE 21-VJEÇARI

Një debat midis dy të rinjve nga Lezha, ka degjeneruar në përplazje fizikë ku për …