LEZHË, VRITET NË KRYE TË DETYRËS OFICERI I POLICISË

Nën komisar Saimir Hoxha, oficer krimesh në Policinë e Lezhës mbeti i vdekur në krye të detyrës paraditen e së e së martës në Ishull Lezhë. 45-vjeçari po lëvizte me një makinë të policisë së bashku me 4 efektivë të tjerë, mes tyre Shefi i Krimeve në Lezhë, kur në hyrje të lagunës së Vainit janë përballur me një automjet të dyshimtë.

Menjëherë policët kanë dhënë sinjal për të ndaluar automjetin, në të cilin ndodhej 21-vjeçari Aldo Rama, por sapo Saimir Hoxha ka zbritur nga makina e policisë Rama ka qëlluar me armë zjarri, ku një nga plumbat e preku në organet jetësore oficerin e policisë, duke i marrë jeten.

Menjëherë pas ngjarjes, autori braktisi automjetin rreth 1 km më larg dhe arriti të largohet. Në vendin e ngjarje mbërriten forcat Renea ata të ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës dhe një helikopter i Ministrisë së Brendshme të cilët pas disa orësh kërkime nga toka dhe arriten të lokalizojne vendodhjen e autorit të ngjarjes, por ende nuk është bërë e mundur kapja e tij.

Sipas të dhënave ai ndodhet në një banese dy katëshe ne zonen e Vainit dhe madje ka qëlluar dy herë me armë mbi helikopterin e policisë, por fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar.

Në vendin ngjarjes u kryen të gjitha veprimet hetimore, teksa në cilësinë e proves materile janë sekuestruar 10 gëzhoja, ndërsa janë shoqëruar në polici dhe po merren në pyetje një numer i konsiderueshem përsonash.

Lexoni dhe kete

TRITOLI NË OBJEKTIN NË SHËNGJIN NË VITIN 2020

Lihet me masen e sigurise detyrim paraqitje biznesmeni Zef Kola, i akuzuar si porosites per …