Saturday , 25 November 2017

LEZHE, ZJARR NE MANATI DHE TOROVICE

Një zjarr i fuqishem përfshiu mbreme masivin pyjor të fshatit Manati në Lezhë, duke rrezikuar dhe djegien e 7 banesave.Flaket i pikasen nga banore të zones rreth ores 23:00 të mbrëmjes, ndërsa u përhapen me shpejtesi përshkak të eres së forte dhe dendësise së bimesise.Në zonë mbërriten menjehere forcat zjarrfikese si dhe policia, por terreni i thyer malor e veshtiresoj ndërhyrjen.Mobilizimi i autoriteteve bëri që flaket të vihen nën kontroll brenda pakoresh, duke shmangur rrezikun për banesat.

Zjarri mbrëmshëm ka dëmtuar rreth 10 hektarë pisha dhe shkurre,ndërsa vatrat aktive vazhdojnë ende, ku për shuarjen e të cilave janë të mobilizuar krahas zjarrfikëses edhe forca të ushtrisë.Ndersa punohej per shuarjen e flakeve ne Manati, nje tjeter vater zjarri u shfaq rreth mesdites ne fshatin torovice te Lezhes. Zjarri qe mendohet se eshte krijuar nga pakujdesia u perhap me shpejtesi.

Pershkak te drejtimit te eres, rreth 15 banesa u rrezikuan te perfshihen nga flaket. Mungesa e energjise prej 24 oresh beri qe banoret te mos kene mundesine e perdorimit te pompave te ujit per shuarjen e zjarrit. Ne zone mberriten menjehere zjarrfikes dhe forca ushtrie dhe pas disa oresh bene te mundur venien nen kontroll tw zjarrit.

Lexoni dhe kete

GRABITET NJE SUPERMARKET NE LEZHE

Një supermarket është grabitur në rrugen e “Shtrausit” në Lezhë. Ngjarja ndodhi rreth ores 19:00 …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin