Wednesday , 30 September 2020

LEZHES DO TI RIKTHEHET MUZEU ETNOGRAFIK

Pas 30 vitesh mungesë Lezhës do ti rikthehet muzeu etnografik. Bashkia ka nisur punen për ndërtimin e muzeut, ku do të ekspozohen objektet historike që prej vitesh qëndrojnë të magazinuara në bodrumin e bibliotekës së qytetit. Nën kryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Paci thotë se muzeu është një domosdoshmeri për këtë qytet me histori mijera vjeçare, ndërsa shton se do të ekspozohen 250 deri në 300 objekte nga 841 që janë gjithsej të magazinuara.

Turizmi kulturor e historik në Lezhë tërheq çdo vit mbi 25 mijë vizitorë e turistë, por kjo shifër do të jetë më e lartë me vënien në funksion të muzeut etnografik, pasi vizitoret kanë kërkuar në vazhdimësi që të dinë më shumë rreth këtij qyteti historik.

Lexoni dhe kete

“JAM INVALID, 8 MUAJ AS PËRKRAHJE, AS NDIHMË, ASGJË”

Klodian Luku është një banor i Shijakut, që bashkë me 16 anëtarët e tjerë të …