LEZHES I SHTOHET NJE TJETER QENDER SOCIALE

Lezhës i është shtuar edhe një qëndër e re sociale. Ajo do të jetë në funksion të grave të dhunuara, grupeve të margjinalizuara si edhe për moshën e tretë. Realizimi i kësaj qëndre ka qënë një iniciativë e Bashkisë Lezhë që ka patur edhe mbështetjen e Kryqit të Kuq Shqiptar.Inaugurimi i kësaj qëndre të re është bërë me pjesmarrjen e dy nënkryetarëve të Bashkisë Lezhë, Enver Hafizi dhe Alfrida Marku.

Sekretar i Pergjithshem i Kryqit te Kuq Shqiptar Vetë të moshuarit kanë deklaruar se janë të kënaqur me strehën e re që sipas tyre plotëson shumë herë më mirë nevojat e tyre në krahasim më qëndrën e mëparshme e cila sipas tyre nuk ishte aspak e përshtatshme.

Duke iu referuar nevojës për ti shërbyer moshës së tretë, e cila më parë ishte e vendosur në një ambjent të çerdhes së qytetit, nisi edhe angazhimi i Bashkisë Lezhë për të krijuar kushte më të përshtatshme për këtë kategori sociale.Dhoma e tyre e izoluar në brendësi të çerdhes nuk krijonte aspak mundësi çlodhjeje për të moshuarit, të cilët tashmë krahas ambjentit më të madh e të përshtatshëm do të kenë edhe ambjent të jashtëm gjatë ditëve të ngrohta.

Lexoni dhe kete

TREGTIMI I USHQIMEVE NE KUSHTE SKANDALOZE

Pak metra larg koshave te plehrave shitet bylmeti. Ndersa trotuari eshte pushtuar nga tregtaret, ndersa ne …