Breaking News

LEZHJANET FITOJNE 2 – 0 NE SHTEPI NDAJ KAMZES

Dy gola te shenuar ne pjesen e dyte i kane dhene fitoren ekipit lezhjane te beselidhjen ne sfiden e javes se 23 te kategorise se pare perballe kamzes, duke mbajtur keshtu hapin e kryesuesit te kategorise se pare kastriotit. Edhe pse takimi nisi i qete, vendasit kontrollojne shpejt lojen madje arrijne edhe te rrezikojne porten mike. Pas ketij momenti loja zhvendoset ne mesfushe duke regjistruar vetem me raste sporadike per shenim. Tentativat e lezhjaneve per te kaluar ne avantazh qe ne 45 minutshin e pare, gjejne ne forme portierin mik gjonikaj i cili me nderhyrjet e tije nuk ka lejuar prekjen e rrjetes se kamzes. Edhe pse superiore, beselidhja e mbyll pjesen e pare ne barazim pa gola. Ne pushim te ndeshjes, trajneri i lezhjaneve samuel nikaj ndryshon skeme dhe kryen zevendesimet e nevojshme per te permirsuar lojen e skuadres se tije. I menjehershem ka ardhur edhe reagimi i ekipit te beselidhjes menjehere pas vershellimes se kryesorit shahinmi qe sinjalizon startin e pjeses se dyte. Agresiviteti i vendasve rritet ndjeshem dhe sigurisht edhe rastet per shenim. Goli i pare vjen ne minuten e 63 me ane te Hajdarit, i cili kontrollon bukur nje top te ardhur nga qendra dhe pasi e ka perpunuar ka goditur fort nga nje distance rreth 28 metra dhe topi pushon ne rrjete. Shenimi i golit inkurajon lezhjanet qe organizohen mire dhe nuk lejojne miqte nga kamza te rrezikojne ne porten e tyre. Qetesia per vendasit vjen ne minuten e 83, ku goditja e denimit nga gjorgjevic gjen ne te zbuluar hasan i cili gjuan drejt portes, grushton gjonika por jo sa per te penguar topin qe perfundon ne rrjete. Kaq ka mjaftuar dhe i gjithe takimi mbyllet me fitoren e beselidhjes me rezultatin 2 me 0.
Sinkron: Samuel NIKAJ Trajneri Beselidhjes, Bledar Devolli Trajner i Kamzes

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA ME MUNGESA TË SHUMTA DREJT GJIROKASTRËS

Sfida e rradhës për ekipin e Vllaznisë është ajo që do të luajë pasditen e …