LEZHJANET I BASHKOHEN PROTESTES NE TIRANE

Ashtu si dhe në protestat e tjera edhe këtë të martë, demokratet e Lezhës u nisen në mënyrë të organizuar drejt Tiranës.Ata udhëtuan që në oret e para të mëngjesit me autubuz dhe automjet private për tju bashkuar protestes së opozites para kuvendit.Sipas drejtuesve të Partisë Demokratike në Lezhë pjesmarrja pjesmarrja e qytetareve ka qenë e knaqshme, ndërsa protestuesit shprehen të vendosur në rëzistencen e tyre deri në largimin e kryeministrit Edi Rama që sipas tyre nuk përfaqson shqiptaret por krimin.

Udhetimi i protestuesve drejt Tiranës është shoqëruar me kontrolle policore në afersi Mamurrasit, ku mjetet janë fotografuar e bashkë me to edhe patentat e drejtuesve të tyre.Pas kontrolleve policore gjithçka ka vijuar normalisht dhe protestuesit i janë bashkuar protestes para kuvendit.

Lexoni dhe kete

BASHA: NUK DO LEJOJME RIKTHIMIN E TIRANISE

Kryetari i PD, Lulzim Basha, teksa ishte i pranishëm në Shkodër në inagurimin e përmendores …